Itali

Milan zyrtarizon rinovimin e Ibrës, zbulohen shifrat në kontratë

Zlatan Ibrahimovic do të vijojë të jetë pjesë e Milan të paktën edhe për një sezon. Sulmuesi suedez dhe klubi kuqezi kanë gjetur marrëveshjen për të vijuar bashkëpunimin deri në qershor të vitit 2023, kohë kur lojtari do të ketë mbushur plot 41-vjeç. Aktualisht, Ibra është në rikuperim e sipër nga një dëmtim në gju, ndërsa pritet që të rikthehet në fushë në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Në këtë formë, kontrata e re me kuqezinjtë është e lidhur ngushtësisht me atë që sulmuesi do të tregojë në fushë pas rikthimit ku nuk do të mungojnë bonuset për gola. Gjithsesi, Ibra ka siguruar një pagë bazë në kontratën e re, e cila shkon deri në 1 milionë euro.

Kontributi i Zllatan te Milan është i padiskutueshëm dhe këtë suedezi e shfaqi edhe në sezonin e kaluar ku ishte lideri brenda dhe jashtë fushe i një skuadre që u rikthye te titulli kampion pas 11-vitesh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency