Milani bën planet e merkatos, në rast kualifikimi në Champions!
Blerjet e janarit po rzultojnë deçizive për Milanin. Piatek e Paqueta kanë përmirësuar jo pak kuqezinjtë, që renditen tretët në kampionat, çka i mundëson dhe kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Pikërisht në rast se klubi nga Milanello arrin të sigurojë kompeticionin aq shumë të dëshiruar, atëherë drejtuesit do të bëjnë maksimumin në merkato. Në plan të parë është blerja përfundimtare e Bakayoko nga Chelsea. Leonardo ka nisur bisedimet me anglezët për të ulur disi shumën prej 38 milionë eurosh që “Blutë e Londrës” kërkojnë për lojtarin. Objektivët e radhës janë Saint-Maximin i Nice dhe Deulofeu i Watford. Emri kryesor për merkaton mbetet Milinkovic-Savic i Lazios, i cili nuk po shkëlqen si sezonin e kaluar. Por nuk mbaron me kaq, pasi drejtuesit kuqezi po vëzhgojnë me interes edhe Weigl e Sensi.



