Milani bind Lille për Sanchez, por transferimi mbetet i komplikuar
Paolo Maldini vijon të këmbëngulë për të sjellë në Milano mesfushorin Renato Sanchez, megjithatë misioni është vërtetë i komplikuar. Së fundi drejtuesi kuqezi ka rritur ndjeshëm ofertën për Lille dhe ka arritur marrëveshjen me klubin francez, por problem mbetet vetë lojtari.
Ndonëse ia pati premtuar Maldinit se do të bashkohej me Milanin, duket se së fundi mesfushori portugez duket i joshur për t’u bashkuar me Paris Saint Germain, gjë që konfirmohet edhe nga mediat iberike.
Klubi kryeqytetas nuk po plotëson ende pretendimet e Lille, që dëshiron ta shesë Sanchez te Milani, por në fund diferencën do ta bëjë vetë dëshira e Sanchez, që preferon të luajë në të njëjtën skuadër me yje si Messi, Neymar e Mbappe.



