Serie A

Milani “blindon” futbollistët: S’do të ketë largime

Milan “blindon” lojtarët e tij, duke shuar zërat për largime të mundshme gjatë merkatos së janarit. Nëpërmjet një komunikate zyrtare klubi kuqezi siguron se asnjë nga futbollistët e mbërritur gjatë merkatos së verës nuk do të largohet:

“Me rastin e hapjes së sesionit dimër të merkatos, Milani do të vazhdojë t’i qëndrojë linjës për të mos ndryshuar. Nga futbollistët e mbërritur gjatë merkatos së verës nuk do të largohet asnjë. Për nga karakteristikat e tyre, Andre Silva dhe Borini konsiderohet pikë referimi në organikën e Milanit. Konsolidimi i të gjithë lojtarëve të afruar në Milanello në verë janë prioritet në këtë moment nevralgjik të punës së trajnerit Rino Gattuso.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency