Milani e gjen në Francë pasuesin e Franck Kessie, është një portugez!
Pasuesi i Franck Kessie te Milani mund të jetë një portugez. Kuqezinjtë kanë piketuar ish-lojtarin e Bayern Munich Renato Sanches, aktualisht te Lille në Francë si zëvendësuesin ideal të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë. Vetë mesfushori portugez ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga kampionët e Francës dhe Milani mund të ishte destinacioni ideal për të.
Kessie do të largohet në verë me parametër zero pasi ka vendosur të mos rinovojë me Milanin dhe për këtë arsye Maldini e Massara kanë nisur që tani kontaktet me agjentin e Sanches Jorge Mendes. Raportet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy klubeve me Milanin që nga Lille ka blerë dhe Rafa Leaon dhe Mike Maignan mund të favorizojnë kuqezinjtë në garën për Renato Sanches për të cilin ka interes edhe nga disa klube angleze dhe spanjolle.



