Serie A

Milani firmos me sulmuesin serb, refuzohet oferta për mbrojtësin e Schalke 04

Marko Lazetic është përforcimi i Milanit në merkaton e janarit. Kuqezinjtë kanë gjetur marrëveshjen me Crvena Zvezda për shumën e 4 milionë eurove + bonuse në lidhje me 18-vjeçarin.

Lazetic luan në majë të sulmit dhe cilësohet si Vlahovic i ri. Lojtari serb ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me nënkampionët e Italisë.

Crvenës i është siguruar një përqindje e kartonit, që përkthehet në miliona të tjera nëse Milani e shet atë në të ardhmen. Ndërkohë, drejtuesit e “Djallit” kanë zgjedhur Malick Thiaw për qendrën e mbrojtjes.

20-vjeçari gjermano-finlandez është pjesë e Schalke 04, që sivjet garon në Bundesliga 2. Thiaw është një qendërmbrojtës potent dhe mund të luajë pa probleme edhe si mesfushor shkatërrues.

Dyshja Maldini-Massara kanë ofruar 6.5 milionë euro + bonuse për Schalke 04, që ka refuzuar ofertën zyrtare të ardhur nga Italia sipas raportimeve të Bild.

Për Thiaw, i cili ka veshur gjashtë herë fanellën e Gjermanisë U21, duke realizuar dy gola, interesohet edhe Liverpool, teksa “Blutë Mbretërorë” kërkojnë 10 milionë euro për ta lënë të lirë.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency