Champions League

Milani gjen fitoren e parë në Champions, Shakhtar “ngec” ndaj Celtic

Tre gola për po kaq pikë. Milani merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve dhe e bën këtë përballë Dinamos së Zagrebit në “San Siro”, ku u imponua me rezultatin 3-1 dhe u ngjit përkohësisht në krye të grupit me 4 pikë.

Kuqezinjtë nuk e patën aspak të lehtë përballë gjigantëve kroatë dhe gjetën golin e avantazhit vetëm në fundin e pjesës së parë, kur Giroud ekzekutoi saktë një penallti.

Në pjesën e dytë ishte belgu Saelemaekers që shënoi golin e dytë për kuqezinjtë, ndërsa Dinamo Zagreb provoi të rihapë sfidën me anë të Petkovic, por pa rezultat, pasi Milani shënoi edhe golin e tretë, këtë herë me Pobegën, duke vulosur suksesin e parë në Champions.

Në të njëjtën orë, u zhvilluar edhe sfida mes Shakhtar Donetsk dhe Celtic, që përfundoi në barazim 1-1 dhe të dy skuadrat morën nga një pikë, me ukrainasit që shkojnë përkohësisht në krye të grupit me katër pikë në total.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency