Merkato

Milani “hedh sytë” nga Quincy Promes i Sevillas

Mesfushori i Nice, Allan Saint-Maximin, nuk është i vetmi objektiv i Milanit për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë janë rikthyer të interesohen fuqishëm për 27-vjeçarin e Sevillas, Quincy Promes, i cili konsiderohet përforcimi ideal për repartin e sulmit. Drejtuesit e klubit italian, për të arritur të bindin spanjollët të lënë të lirë futbollistin, mendojnë të përdorin kartën “Andre Silva”, i cili momentalisht luan i huazuar pikërisht te skuadra e drejtuar nga Joaquin Caparros. Gjatë këtij sezoni 23-vjeçari është aktivizuar 26 herë me fanellën e Sevillas duke realizuar 9 gola.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency