Milani “hedh sytë” nga talenti spanjoll i Dinamos së Zagrebit
Talentet e Dinamos së Zagrebit janë kthyer në “shënjestër” të shumë ekipeve të mëdha europiane. Emri i radhës, që ndiqet në klubin kroat, është spanjolli Dani Olmo. Për këtë të fundit ka shprehur interes Milani, por edhe gjermanët e Bayern Munchen kanë kryer disa sondazhe për spanjollin. Për 20-vjeçarin pak kohë më parë u fol edhe për një interesim të Real Madridit apo Barcelonës, por mes klubeve duket se asnjëherë nuk nisën tratativat. Dani Olmo ka luajtur në 30 takime në këtë sezon, duke shënuar 5 gola. Lojtari ka një kontratë e cila përfundon në qershor të vitit 2021.



