Lajme

Milani humbet liderin e mbrojtjes, Ibra barazon rekordin e veçantë

Milani nuk ka marrë asnjë pikë në dy ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa sot po fiton 0-2 në transfertë kundër Genoas së Andriy Shevchenkos.

Takimi nisi keq për kuqezinjtë e Piolit, që humbën shërbimet e Simon Kjaer në minutën e katërt. Lideri i prapavijës pësoi një dëmtim që në minutën e parë dhe u detyrua t’i linte vendin Matteo Gabbias.

Lojtari danez u largua nga fusha me barelë, me mediat italiane që raportojnë se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë.

Zlatan Ibrahimovic zhbllokoi rezultatin në minutën e dhjetë, ndërsa Messiah dyfishoi me kokë në minutat shtesë të fraksionit të parë të sfidës.

Rikthehemi te Ibrahimovic, i cili gjeti golin e gjashtë sezonal pas një ekzekutimi perfekt të një goditje dënimi.

Gjiganti suedez ka barazuar një rekord të Silvio Piolës, duke gjetur golin numër 31 në Serie A pasi moshës 38-vjeçare.

Ibra festoi 40-vjetorin e lindjes më 3 tetor, por sulmuesi i famshëm po kalon një formë të shkëlqyer sportive, duke treguar se mosha është vetëm një numër për të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency