Merkato

Milani kërkon mbrojtës, synohet talenti i West Brom

Milani ka nisur nga puna për të përforcuar mbrojtjen për pjesën e mbetur të sezonit. Sipas medieve angleze, drejtuesit e klubit kuqezi kanë piketuar Nathan Ferguson, mbrojtësin e qendrës së West Bromwich Albion.

Kontrata e futbollistit është pranë skadencës dhe 19-vjeçari mund të transferohet në Serinë A me parametër zero. Po sipas raportimeve të medieve, emisarë të klubit nga Milanello e kanë vëzhguar nga afër futbollistin, për të cilin do të bëjnë maksimumin për ta marrë që në janar.

Për të arritur te lojtari ekipi Italian duhet të mposhtë më parë konkurrencën e Tottenhamit, që ka kohë që interesohet për mbrojtësin, por nuk mbeten pas as Crystal Palace, Marseille dhe Hamburgu, që janë në garë për futbollistin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency