Kupa e Italisë

Milani “mbyt” Lazion në “San Siro”, derbi i Madoninnas në gjysmëfinale

Inter-Milan në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Një ditë pas zikaltërve, e prenë biletën për në fazën e parafundit të kompeticionit edhe kuqezinjtë, të cilët shkatërruan 4-0 Lazion.

Një sfidë pa shumë histori në “Sam Siro”, e dominuar totalisht nga “Djalli”, që praktikisht e siguroi kualifikimin që në pjesën e parë, të cilën e mbylli në epërsinë e 3 golave.

Takimin e zhbllokoi Leao në të 24-tën, pas asistit të marrë nga Romagnoli, ndërsa në të 41-tën braziliani shërbeu për francezin Giroud, që realizoi të dytin.

Në shtesën e fraksionit hapës pati kohë edhe për një gol të tretë të shënuar po nga Giroud, këtë herë I shërbyer nga T. Hernandez.

Me sfidën praktikisht të mbyllur, Milani domoi edhe gjatë pjesës së dytë, madje shënoi edhe golin e katërt me Frank Kiessie-n 11 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Tashmë në ekranin e SuperSportit janë prenotuar edhe dy derbi të Madoninnas në fazën gjysmëfinale, më 2 mars dhe 20 prill.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency