Milani me sytë nga Franca, piketon dy sulmues për merkaton e verës
Merkato e Janarit është e mbyllur, por Milan vazhdon të punojë për t’i patur në rregull letrat për merkaton e verës. Objektivi kryesor i kuqezinjve mbetet talenti i Nice, Saint-Maximin.
21-vjeçari nuk është i vetmi përforcim që drejtuesit e klubit italian kërkojnë në kampionatin francez, pasi me shumë interes klubi nga Milanello po vëzhgon edhe yllin holandez të Lyonit, Memphis Depay.
Ky i fundit, për shkak të deklaratave të tij se dëshiron të luajë në një skuadër të madhe, është kthyer në një çështje te francezët. Këtë çështje Milani kërkon ta kthejë në favor të tij në merkaton e verës.



