Gossip

Milani prezanton “blerjen” e re (Foto)

Lajmi qarkullonte prej kohësh, por tashmë gjithçka është zyrtare: Giorgia Palmas do të jetë fytyra e re e Milan TV, për sezonin e ri televiziv.

Ka qenë vetë klubi kuqezi dhe më pas bukuroshja italiane, që kanë dhënë njoftimin në rrjetet sociale përkatëse, ndërsa tashmë modelja do të punojë për një skuadër që e ka simpatizuar vazhdimisht.

Palmas është një tifoze e Cagliarit, por vazhdimisht ka pranuar se simpatizon kuqezinjtë, ndërsa kjo eksperiencë vjen pas pjesëmarrjes në “Procesin Biscardi” dhe programeve të tjera televizive.

Me këtë lëvizje, sapo ka filluar edhe një derbi në familje, pasi i fejuari i saj, Filippo Magnini është një tifoz i zjarrtë e Interit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency