Milenkovic drejt United, Fiorentina kërkon…
Mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkoviç është kthyer në një nga lojtarët që pëlqehet nga disa ekipe në Europë. Pretendenti numër 1 për 21-vjeçarin është Manchester United i Jose Mourinhos, me këtë të fundit që është një nga simpatizantët kryesor të serbit. Duke parë zërat e fundit të merkatos, klubi vjollcë ka vendosur edhe çmimin e kartonit të mbrojtësit, i cili është fiksuar në 45 milionë euro. Milenkovic u transferua nga Partizani i Beogradit drejt Firences në verën e vitin 2017 për 5 milionë euro, ndërkohë që kontrata e tij përfundon në vitin 2022.



