Milenkovic pëlqehet në Premier League, rritet konkurenca për Juven dhe Interin!
Nikola Milenkoviç është një nga lojtarët më të kërkuar për sesionin e ardhshëm të merkatos. Mbrojtësi serb ka një kontratë deri në vitin 2022 me Fiorentinën dhe në rast të një ofertë të rëndësishme, klubi mund të pranojë të privohet prej tij. Së fundmi Manchester United e Tottenham kanë nisur kontaktet me agjentin e lojtarit por nuk do të jetë aspak e lehtë pasi për 23-vjeçarin është garë e fortë edhe me klubet italiane si Juventus dhe Inter. Milenkoviç për momentin dëshiron të qëndrojë në Serinë A dhe mund t’i japë prioritet një kalimi në një klub më të madh italian duke anashkaluar Premier League.



