Miliarderi anglez i vendosur për të blerë Chelsean
Zbulohet njeriu që dëshiron të blejë klubin e Chelseat. Roman Abramovich po mendon seriozisht t’i shesë klubin milardierit anglez Sir Jimm Ratcliffe i cili sëfundmi ka shfaqur interes të madh për të blerë klubin.Londinezët kanë që prej vitit 2003 që janë në pronësi të rusit, i cili i ka kthyer në një prej klubeve më të suksesshëm të Europës.Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë mirë te Chelsea gjatë kohëve të fundit dhe pretendohet se interesi i Abramovich për klubin ka rënë. Siç raporton The Sun, për Chelsea-n është interesuar Ratcliffe, por ai po nguron të paguajë shifrën 3 miliardë euro të vendosur nga Abramovich. Ratcliffe thuhet të ketë rreth 25 miliardë euro, por nuk kërkon të shpenzojë një shumë aq të madhe për një investim me rrezik.



