Milik drejt riaftësimit: Huazim te Chievo? Pse jo!
I përndjekur nga dëmtimet e shumta, Arkadiusz Milik, i cili po vijon me fazën e rikuperimit, nuk e përjashtoi mundësinë e një kalimi në formë huazimi te skuadra e Chievos. Sulmuesi i Napolit e pranoi se kalimi nën drejtimin e trajnerit Rolando Marando të ishte një mundësi e mirë për të dhe për përshtatjen në fushë pas dëmtitmit, duke qenë i bindur se nën urdhrat e Sarrit për momentin nuk mund të ketë hapësira në formacion. Gjithesei, 23-vjeçari deklaroi se në muajin dhejtor do të nisin bisedimet për të vendosur për të mirën e të dyja palëve. Stafi mjekësor i Napolit ende nuk ka përcaktuar një datë të saktë për rikthimin në fushë të sulmuesit polak.



