Kategoria Superiore

Milinkoviç: Golat e shpejtë na prishën planet

Trajneri i Kukësit u shpreh mjaft i zhgënjyer pas barazimit 2-2, me Vllazninë, në ‘Zeqir Ymeri’. Serbi tha se e kishte përgatitur ndeshjen për fitore, por golat e shpejtë i prishën planet.

“E kishim vlerësuar maksimalisht Vllazninë dhe e kishim parashikuar mënyrën se si do të luanin. Mund të them se ishim përgatitur për fitore, por pësuam dy gola të shpejtë dhe kjo na i vështirësoi punën, sidomos nga ana morale”, tha serbi.

Milinkoviç nuk pranoi se zgjedhjet e tij kanë ndikluar në këtë takim, teksa tha se barazimi erdhi kryesisht për shkak të gabimeve personale të futbollistëve të tij.

“Nuk ishte çështje rreshtimi dhe as pozicionimi i lojtarëve në fushë. Mendoj se pësuam golat shumë shpejt dhe në të dy rastet për shkak të gabimeve personale të futbollistëve tanë. Të jesh 0-2 kaq herët, është shumë e vështirë të rikthehesh të luash dhe aq më tepër të përmbysësh rezultatin”, tha Milinkoviç.

Trajneri serb i Kukësit falënderoi edhe presidentin Gjici, për fjalët e mira, por pranoi se barazimi i sotëm ishte zhgënjyes, si për drejtuesit, ashtu edhe gjithë ekipin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency