Kategoria Superiore

Milinkovic: Humbim shumë raste, morëm një pikë me fat

Mladen Milinkovic nuk fshihet dhe e pranon se Kukësi përballë Kamzës mori një barazim me fat pasi edhe mund të kishte humbur. Trajneri serb theksoi se problem më i madh i skuadrës së tij është se shpërdoron shumë përpara portës.

“ U zhvillua një lojë e bukur për tifozët, por paraqitjet e skuadrave në fushë nuk ishin të mira për trajnerët. Mendoj që pjesa e parë ishte dhe ajo më e bukura pasi të dyja ekipet dhanë më të mirën e tyre dhe shënuan nga një gol. Në 15 minutat e para të pjesës së dytë nuk u futëm mirë në fushë, Kamza na ndëshkoi dhe më pas ishim me fat që morën edhe një barazim. Në pjesën e parë duhet të ishim treguar më të saktë dhe të kishim vrarë ndeshjen por shpërdoruam dy raste shumë të pastra ashtu sic ndodhi në Vlorë me Ethemin ku nuk e e cuam dot rezultatin në 0-2. E keqja më e madhe është që po gabojmë shumë edhe në mbrojtje”.

Përsa i përket problemeve në mbrojtje, Milinkovic theksoi se fajin e ka e gjithë skuadra.

“Mbrojtja bëhet nga e gjithë skuadra dhe jo vetëm nga individualitetet, te goli i parë e lejuam Plakun të gjuante ndërsa te goli i dytë Ethemi nuk arriti ta mbyllte në kohë Sebinon i cili, shënoi sërish”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency