Kategoria Superiore

Milinkovic: Mund ta arrijmë Skënderbeun, për pozicionin tim vendos Gjici

Mladen Milinkovic, duke analizuar barazimin me Flamurtarin e pranoi se Skënderbeu ka krijuar një distancë të rëndësishme me Kukësin, por jo të parikuprueshme. Sipas tij, është normale që kritikat për pikët e humbura t’i marrë ai si trajner.

Shënuam të parët dhe kishim edhe dy raste të tjera për të shkuar në 2-0, por që nuk i shfrytëzuam. Bëmë një gabim në pjesën e dytë dhe u ndëshkuam, ishte dhe një gjuajtje e Bushicit, por vetëm kaq. Skënderbeu ka krijuar një distancë të mirë, por jo të parikuperueshme. Kuptohet kur skuadra nuk merr pikët e duhura, kritikat janë për trajnerin.

I pyetur nëse pozicioni i tij është i lëkundur pas përfundimit të fazës së parë, Milinkovic u përgjigj:

Tërheqja e skuadrës pas shënimit të golit nuk ishte e qëllimshme, por thjesht skuadrat kur shënojnë vetvetiu mendojnë më shumë për mbrojtjen. Ne i kishim rastet për të realizuar të dytin. Unë ponoj me përkushtim, por vendimet i përkasin presidentit. Edhe unë nuk e prisja një diferencë të tillë, por do të ulemi dhe do ta analizojmë ecurinë e fazës së parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency