Milinkoviç-Saviç drejt largimit, mediat serbe zbulojnë destinacionin e ri
Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç është vetëm një hap transferimit drejt klubit francez të Paris Saint Germain. Lajmi është dhënë nga mediat serbe, të cilat thonë se është arritur akordi mes palëve dhe se po sistemohen detajet e fundit, para se të vijë zyrtarizimi.
Sipas të njëjtit burim, Lazio pritet të arkëtojë rreth 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit serb, ndërsa ky i fundit prite të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon.
Milinkoviç-Saviç kërkohej nga shumë klube edhe në Itali, me Juvetusin në krye, por transferimi i tij në Paris, ka ndryshuar tashmë skenarët e merkatos, pasi klubi francez del automatikisht nga gara për mesfushorin Paul Pogba, i cili ndiqet edhe nga bardhezinjtë e Reali i Madridit.



