Serie A

“Milinkovic-Savic te Juventusi? Nder i madh për ne”, agjenti i mesfushorit tremb Lazion

Sergej Milinkovic-Savic po luan sezonin e shtatë me Lazion. Mesfushori është një nga pikat më të forta të skuadrës së Sarrit, emri i tij përfundon në qendër të vëmendjes në çdo seksion merkatoje, por kërkesat e larta të presidentit Lotito kanë ndikuar që ai të mos lëvizë akoma nga kryeqyteti italian.

26-vjeçari numëron 3 gola e 4 asiste këtë sezon në Serie A dhe kontrata me klubin bardhekaltër i përfundon në verën e vitit 2024. Agjenti i tij, Mateja Kezman ka folur rreth situatës së Milinkovic-Savic, duke ndezur shpresat e Juventusit, klub i interesuar prej kohësh për shërbimet e serbit.

Me gjithë respektin për Lazion, Sergej është një futbollist për një klub të madh. Ai do të provojë së shpejti një aventurë të re. Do të ishte nder për të të kalonte te Juventusi.

Të them të drejtën, ne kemi zhvilluar disa bisedime serioze me drejtuesit e Juves, por asnjë marrëveshje nuk është arritur deri tani”, deklaron ish-sulmuesi, i cili shprehet i bindur që ndryshimi i skuadrës do të ndodhë shpejt.

Jam i sigurt se së shpejti do të jetë koha për të përjetuar një aventurë të re dhe ëndrra të reja. Juventusi, sipas mendimit tim, vazhdon të jetë një klub madhështor.

Mendoj se do të ishte nder për këdo të luante me atë klub, por të shohim se çfarë do na rezervojë e ardhmja. Sergej i adhuron ndeshjet e mëdha dhe me Sarrin do të shfaqë edhe më shumë nga potenciali që ka”, përfundoi agjenti i mesfushorit të Lazios.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency