Kategoria Superiore

Miloti: Kjo Vllazni ka humbur një cilësi nga vjet, 8 ekipe për titull në Shqipëri

Ish-sulmuesi i njohur shkodran, Auron Miloti u ndal te gjendja e Vllaznisë në prononcimin e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport. Kuqeblutë presin Laçin sot në “Loro Boriçi”, teksa Miloti tregon ndryshimin e kësaj Vllaznie me atë të sezonit të kaluar.

Vllaznia e fazës së parë ka një ndryshim me Vllazninë e vjetshme, i mungon grupi, që vjet ka qenë forca kryesore e ekipit. Erdhi disi ndaj Kastriotit, u pa në emocionin që ekipi dhuroi në fushë.

Është një kampionat shumë i fortë, janë 7-8 skuadra për kampionë. Ka lojtarë cilësorë. Me një lojtar si Latifi nuk fitohet kampionati apo ndeshja.

Hoxhaj po vjen gradualisht, por edhe Da Silva nga ana sulmuese. Trajneri kishte më shumë kohë vjet për të bashkuar grupin.

Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, nuk ka lidhje me harmoninë. Emocionet që lojtarët shprehin në fushë pas golave që shijojnë, kjo është gjëja kryesore“, përfundoi Auron Miloti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency