Milunovic: Terreni na vështirësoi manovrën, kishim më shumë dëshirë se kundërshtari
Luka Milunovic ishte një nga personazhet kryesorë në triumfin e Kukësit në Kamëz ndaj Dinamos me rezultatin 0-2. Sulmuesi 29-vjeçar shënoi golin e dytë të sfidës, ndërsa në emisionin Gol Pas Goli theksoi se ishte e rëndësishme që skuadra doli me pikë të plota, ndërsa shtoi se Kukësi ka një organikë të pasur.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sepse morëm tre pikë dhe jam i lumtur për golin e shënuar sepse më jem besim. Ishte pak e vështirë të luanim futboll për shkak të fushës ashtu si edhe për kundërshtarin, por dëshira për të fituar ishte e madhe dhe e rëndësishme që morëm tre pikë.
Treshja Feijao, Basa, Milunovic- “Ne punojmë shumë, por kemi edhe lojtarë të tjerë. Përgjatë gjithë sezonit kemi treguar se mund të bëjmë rotacion, kemi futbollistë të cilët mund të shënojnë dhe për këtë jemi një ekip i mirë”.
Objektivi personal dhe ai i skuadrës? “Qëllimi im është i njëjtë me ekipin, nëse skuadra arrin objektivin atëherë e kam arritur edhe unë objektivin. Kur skuadra arrin rezultate të mira, atëherë edhe lojtari ka arritur rezultate të mirë dhe prandaj them se kemi objektiva të përbashkët”, u shpreh Milunovic.



