Futboll

Ministri Lleshaj: Tifozët të identifikohen, policia ka kosto!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i pranishëm në tryezën e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama, FSHF-së dhe drejtuesve të klubeve shqiptare, në fjalën e tij theksoi policia do të bëjë punën e saj duke garantuar mbarëvajtjen e sigurisë në stadiume, edhe pse kosto do të jetë e lartë.

“Kjo në radhë të parë është një çështje kapaciteti dhe kompetencash. Nuk kemi kapacitetin e nevojshëm, pasi duhen të aktivizojmë me qindra policë për eventet sportive. Kjo ka një kosto financiare, pasi duhet të rriten kapacitet”.

“Në stadiume ne fusim turma dhe jo individë. Duhet të fusim individë me emra dhe mbiemra. Jam dakord që teknologjia na mundëson që kursejmë kapacitet njerëzore dhe më e rëndësishmja është përgjegjësia e individëve”.

“Ashpërsimi i kodit penal për të gjithë ata që përfshihen në organizimin dhe pjesëmarrjen e eventeve do ta mundësojë menaxhimin më të lehtë të këtyre situatave. Garantoj vullnetin e Ministrisë së Brendshme për këtë çështje”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency