Serie A

Ministria kërkon shtyrjen e ndeshjeve të javës së fundit për Milanin dhe Interin, shkak një koncert

Milani dhe Interi po dhurojnë emocione mjaft të forta në kampionatin italian, pasi kanë vetëm dy pikë diferencë në renditje dhe tre javë nga fundi i sezonit, gara për titullin kampion është tërësisht e hapur.

Në Itali janë të shumtë ata që mendojnë se kampioni do të vendoset në javën e fundit, e planifikuar më 21 maj, me Interin që do të presë Sampdorian në shtëpi dhe Milanin që do të udhëtojë drejt Emilia-Romagna-s, ku do të përballet me Sassuolon.

Megjithatë Ministria e Brendshme në Itali ka dërguar një letër në Ligën e Serisë A dhe autoritete të tjera lokale, ku kërkon që Milani dhe Interi të luajnë ndeshjet e javës së fundit të dielën më 22 maj, në vend të të shtunës.

Shkak është një koncert i madh, i planifikuar të mbahet në sheshin më të famshëm të Milanos, Piazza Duomo, pikërisht të shtunën në mbrëmje dhe nëse këtij i shtohet edhe festa e titullit të ndonjërës prej skuadrave, atëherë bëhet e vështirë të garantohet rendi dhe siguria.

Një vendim zyrtar nuk ka ende, por Liga e Serisë A po merr në konsideratë që vetëm dy skuadrat milaneze të luajnë të dielën në orën 15:00 dhe festa të fillojë më pas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency