Champions League

Ministrja franceze shpjegon kaosin e krijuar në finalen e Championsit, “shigjeton” Liverpoolin

“30-40 mijë njerëz me bileta false ose pa bileta”. Kjo është shifra e zbuluar nga ministrja franceze e Sportit, Amélie Oudéa-Castéra, për finalen e Champions League mes Liverpoolit dhe Real Madridit. Kështu shpjegohet edhe vonesa e nisjes së ndeshjes dhe pritjes së gjatë për të hyrë në stadium të shumë tifozëve anglezë. Një masë e madhe tifozësh kanë qenë të pajisur me bileta të falsifikuara ose nuk kishin fare bileta.

Liverpooli i kishte kërkuar konkretisht UEFA-s që të mos kishte bileta elektronike për t’u shkarkuar në celularë, por kuponë letre, kjo “shkaktoi” problemin e falsifikimit, sipas ministres.

Para ndeshjes pati momente tensioni, policisë iu desh të përdorte gaz lotsjellës për të shuar trazirat. Amélie Oudéa-Castéra foli gjithashtu për këtë problematikë:

“Reali i Madridit e kishte organizuar mirë udhëtimin e tifozëve të tij drejt Parisit”, në një mënyrë “radikalisht ndryshe nga ajo që bëri Liverpooli, i cili i la tifozët e tij të bënin në kokën e tyre”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency