Miqësore/ Mjafton një gol, Dinamo thyen Skënderbeun
Dinamo ka fituar 1-0 miqësoren e luajtur në “Tropikal” kundër Skënderbeut. Dy ekipet e Abissnet Superiores e mbyllën vitin 2021 me takimin mes tyre (0-0), teksa e nisën edhe vitin e ri me një sfidë miqësore ndaj njëra-tjetrës.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Golin e fitores për ekipin kryeqytetas e realizoi Redon Mihana në mesin e pjesës së parë. Sabien Lilaj debutoi si titullar me Dinamon, ndërkohë që në pankinë u pa edhe Bledar Devolli, i cili do të jetë ndihmësi i Bledi Shkëmbit në vijim.
Në kampin korçar u aktivizuan Erlis Frashëri (ka firmosur kontratën me Skënderbeun) dhe Klodian Gino, teksa Memelli aktivizoi edhe disa lojtarë të tjerë që ndodhen në provë me ekipin bardhekuq.
Te Skënderbeu është rikthyer edhe Vangjel Zguro, i cili u largua drejt SHBA në muajin dhjetor. Anësori i majtë është bashkuar ditën e djeshme me shokët e skuadrës në stërvitje, teksa sot nuk u aktivizua përballë Dinamos.
Dy ekipet ndajnë vendin e shtatë në renditje me nga 15 pikë. Skënderbeu luan në shtëpi kundër Laçit të Josës takimin e parë të vitit 2022, ndërsa Dinamo do të përballet si ekip udhëtues ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”.
Miqësore
Dinamo-Skënderbeu 1-0 (Mihana)
Quiz Cat: No Quiz found



