Kosovë

Miqësoret/ Ballkani thyen ekipin ukrainas, festojnë edhe Drita e Gjilani

Skuadrat e BKT Superligës po përgatiten për pjesën e dytë të sezonit. Prishtina, Drita, Ballkani, Gjilani dhe Malisheva kanë luajtur sot takimet e radhës miqësore. Kampionët në fuqi u përballën me polakët e Leczna, sfidë të cilën e humbën 2-1. Prishtina gjeti golin e nderit në minutën e fundit të takimit.

Katër ekipet e tjera dardane fituan sfidat e tyre. Drita mposhti përfaqësuesen U23 të Irakut me rezultatin 4-1, falë golave të Albin Krasniqit (2x), Ard Limanit dhe Ardian Cuculit. Ballkani mposhti 1-0 ukrainasit e Oleksandriya. Meriton Korenica gjeti rrugën e rrjetës pas gjysmë ore lojë dhe i dhuroi fitoren ekipit të Ilir Dajës ndaj një kundërshtari të fortë.

Fitore arriti edhe Gjilani ndaj kazakëve të Shakhter. “Skifterat” e Ismet Munishit iu falën golave të Albert Dabiqajt dhe të përhershmit Gerhard Progni. Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Malisheva kundër Kyzylzhar Sk, ekipit nga Kazakistani. Golat u realizuan nga Mërgim Pefqeli dhe Hasan Hyseni.

Ndërkohë, Arbnor Mucolli shënoi golin e Vejles në barazimin 1-1 kundër Jagiellonia. Ekipi polak mbylli pjesën e parë në avantazh, por 22-vjeçari dardan tundi rrjetën në minutën e 50-të duke evituar disfatën e skuadrës së tij.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency