Futboll

Miqësoret/ Gol shqiptar te Legia, Karrica eviton humbjen e Rijekës

Legia e Varshavës zhvilloi miqësoren e radhës ditën e sotme. Ekipi polak u mposht 2-3 nga Motor Lublin. Ernest Muçi dhe Lirim Kastrati e nisën sfidën si titullarë, teksa sulmuesi i Kosovës realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 12-të.

Ekipi ku bën pjesë edhe Jurgen Çelhaka, luajti me një lojtar më pak në 30 minutat e fundit të ndeshjes. Rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe Bernard Karrica, sulmuesi i Shqipërisë U21.

21-vjeçari realizoi golin e barazimit për Rijekën në miqësoren kundër sllovenëve të Bravos. Karrica dërgoi topin në rrjetë pesë minuta përpara fundit, duke evituar humbjen e skuadrës kroate.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency