Lajme

Miqësoret konfirmim për forcën e Spanjës dhe Brazilit, Argjentina “ngel” në klasë

Hapësira e rezervuar për takimet miqësore solli një sërë përgjigjesh në lidhje me skuadrat pretendente në Kupën e Botës.  Sfidat e zhvilluara ishin të nivelit më të lartë për admiruesit e këtij sporti.

Një tjetër konfirmin erdhi nga Spanja. Trajneri Julen Lopetegui i ka rikthyer identitetin “La Rojas”. “Tiki-taka” vijon të jetë baza e mentaltietit të kësaj skuadre, megjithëse tekniku bask e ka modernizuar edhe më shumë duke i dhënë shpejtësi. Fitorja tensitike kundër Argjentinës ishte një tjetër dëshmi e forcës së kësaj skuadre. Një mbrojtje solide me Piquen e Ramos dhe një sulm i ushëhequr nga një yll si Isco.

Brazili i Tites funskionon. Në “Olympiastadion” të Berlinit edhe pse miqësore, verdhjeshilët ulën në gjunjë Gjermaninë kampione e botës. Trajneri i ka idetë e qarta aq sa që në muajin shkurt konfirmoi emrat e 15 nga 23 lojtarët që do të marrë me vete në Kupën e Botës. Ky ekip nuk është thjesht argëtues me stilin e bukur të futbollit, por edhe shumë I fortë në mesfushë e në mbrojtje. “Pentacampeonët” pësojnë shumë pak gola. Në dy miqësoret kundër Rusisë dhe Gjermanisë, Allison nuk e pa asnjëherë topin t’i kalonte pas krahëve. Skuadra u shfaq e frikshme në sfidat e fundit dhe të mendosh që nuk kishte as shërbimet e një superylli si Neymar

Gjermania është gjithnjë Gjermania. Pavarësisht problemeve në miqësoret kundër Spanjës e Brazilit, “pancerat” mbeten një nga kombëtaret më të forta në planet, megjithatë trajneri Loew nuk i ka ende idetë e qartë në një pikë të caktuar. Kush do të jetë portieri titullar?! Ter Stegen i cili po luan rrregullisht me Barcelonën, apo Manuel Neuer. Kapiteni është rikthyer në stërvitje pas ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë që kreu në muajion shtator. Skema është e pandryshueshme 4-2-3-1 dhe gjermanët vijojnë të jenë kandidatë kryesorë për të realizuar dopjetën në Botëror.

Talenti i pakufishëm që Franca disponon është një garancai si për të tashmen por më kryesorja për të ardhmen. Mbappe, Lemar, Pogba, Dembele, Umtiti e Antoine Griezman janë të gjithë futbollistë të nivelit të lartë, çështja është a do arrijë Deschamp t’i përshtasë skemën e duhur për t’i marrë maksimumin lojtarëve të tij. Tekniku ka provuar herë modulin 4-2-3-1 dhe herë të tjera atë më ofensiv 4-3-3, ndoshta suksesi apo dështmimi i gjelave do të varet pikërisht nga kjo zgjedhje e trajnerit.

Një skuadër nuk e kaloi klasën , të paktën në këtë hapësirë të rezervuar për miqësoret e kombëtareve. Argjentina  fitoi ndaj Italisë por edhe aty hasi vështirësi, e më pas erdhi tërmeti 6 ballësh në “Wanda Metroplitano” kundër Spanjës. Lojtarë si Dybala e Icardi që injorohen, afrohen futbollistë të tjerë që nuk kanë përvojë në nivele të larta dhe polemika të shumta. Lojtarët ende nuk kanë kuptuar peshën e fanellës “albiceleste” dhe vetëm pak muaj përpara Botërorit dyshimet janë të mëdha mbi punën e Jorge Sampaolit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency