Miqësorja/ Vllaznia kalon pa probleme miqësoren, mposht Tërbunin
Vllaznia ka zhvilluar një miqësore ndaj ekipit të Kategorisë së Parë, Tërbunit. Shkodranët kanë fituar me lehtësi me rezultatin e thellë 4-1, duke i dhënë garanci trajnerit Thomas Brdaric për rifillimin e kampionatit.
Golat për kuqeblutë u realizuan nga Çoba në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë në listën e golashënuesve shënuan emrin edhe Mustedanagic, Hoxhaj dhe Maliqi. Tashmë, Vllaznia nis javën anti-Tirana teksa në Air Albania më datë 15 janar do të sfidojnë kryesuesit e kampionatit, në një sfidë e cila njihet edhe si derbi i Shqipërisë.
Aktualisht, Vllaznia është në kuotën e 25 pikëve dhe mban vendin e katërt në klasifikim.



