Mirabelli në pikëpyetje, drejtuesit e Milanit duan Monchin
Vazhdon të mbetet e paqaratë e ardhmja e Massimiliano Mirabelli te Milani. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit kuqezi po vlerësojnë më kujdes punën e kryer nga drejtori sportiv, duke krahasuar rezultatet jo të mira me investime e kryera. Për këtë në shtëpinë e ekipit milanez po qarkullojnë zërat për të gjetur pasuesin e tij. Emrat më të përfolur për momentin janë ata të Giuntoli, Sabatini dhe Emenalo. megjithatë pronarët kinez dëshirojnë Monchin e Romës.



