Lajme

Miraku e Zhdrella, dy përforcimet e perspektivës te Feronikeli

Feronikeli mendon për të ardhmen, duke u besuar të rinjve të perspektivës.

Me qëllim të përforcimit dhe rritjes edhe më të madhe të nivelit të lojës, Feronikeli ka zyrtarizuar transferimin e dy futbollistëve të rinj, Met Millaku dhe Riza Zhdrella.

Feronikeli e ka transferuar mesfushorin e talentuar 20-vjeçar, Met Millaku nga KF Dukagjini, kurse talenti 18-vjeçar, Riza Zhdrella është transferuar nga Trepça e Vjetër.

Klubi shpreson shumë që Zhdrella dhe Millaku do të sjellin një frymë të re dhe tifozëria do të ketë çka të shohë nga magjia e tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency