Serie A

Miranda: Championsi objektivi minimal i Interit, ëndërrojmë titullin

Joao Miranda është një nga kolonat e Interit të Spallettit në mbrojtje pasi edhe te Brazili i Tites, ai ka një rol shumë të rëndësishëm në skuadër. Në një intervistë live nëpërmjet Facebook, braziliani u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të fansave zikaltër, teksa ka nënvizuar fillimisht se kualifikimi në Champions League është objektivi minimal për Interin në këtë sezon, me zikaltërit që i kanë bërë një start fantastik kampionatit teksa në 11 javët e para kanë regjistruar 9 fitore dhe 2 barazime. “ Dua të luftojmë për të fituar titullin por kemi ende shumë punë për të bërë, Championsi është objektivi minimal”, theksoi Miranda. Më pas 33-vjeçari bëri një vlerësim për trajnerin Spalletti por edhe për shokun e tij të repartit në qëndër të mbrotjes sllovakun Milan Skriniar.” Kemi shumë besim po punojmë fort, por mbi të gjitha drejtohemi nga një trajner i madh. Spalletti na ka ndryshuar mentalitetin dhe këtë e ka arritur me punë. Skriniar? Mund të shndërrohet në një nga 5 mbrojtësit më të mirë në qarkullim, është i fortë dhe ka një të ardhme të madhe përpara”, deklaroi Joao Miranda.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency