Miranda larg Interit, e kërkojnë Flamengo dhe PSG
Me shumë mundësi mbrojtësi Joao Miranda do të largohet nga Interi vitin e ardhshëm. Edhe pse nuk dihet ende nëse 34-vjeçari do të thotë lamtumirë në janar, sipas mediave italiane aventurës së tij me zikaltrit po i vjen fundi. Për Mirandën prej kohësh ka shprehur interes skuadra e Flamengos, një destinacion i pëlqyeshëm edhe nga vetë futbollisti, ndërkohë që së fundmi një sondazh kanë kryer edhe gjigantët francezë të PSG. Ka qenë Thiago Silva ai që u ka kërkuar drejtuesve të klubit francez që të afrojnë në ekip bashkombësin e tij si dhe shokun e repartit në kombëtaren e Brazilit. Për momentin, më të favorizuar janë brazilianët e Flamengos, për shkak të preferencave të mbrojtësit, por paga e tij e lartë përbën problem.



