Merkato

Miranda përshëndetet me Interin, transferohet në Kinë

Joao Miranda përshëndet Interin pas 4 vitesh. Mbrojtësi brazilian ka arritur marrëveshjen me Suning Group për t’u transferuar te skuadra tjetër që ka në pronësi bosi i Interit Zhang Jindong. 34-vjeçari ka zgjedhur pikërisht Kinën për të vazhduar karrierën pasi  në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet si blerja më e re e Jiangsu Suning. Miranda ka zgjidhur me konsensus kontratën që kishte me Interin deri në 30 qershor 2020 lajm që është zyrtarizuar nga vetë klubi zikaltër, ndërkohë që lojtari ka firmosur deri në 31 dhjetor të vitit 2021 me Jiangsu teksa do të përfitojë 4,5 milionë euro në sezon nga kontrata me klubin kinez. Që të zgjidhte Kinën Miranda u bind edhe nga dy bashkëkombasit e tij Eder dhe Alex Texeira që luajnë me Jiangsu.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency