Mision i vështirë, por jo i pamundur për Vllazninë në Rumani
Mision i vështirë, por jo i pamundur për Vllazninë në Rumani. Kuqeblutë e Mirel Josës sfidojnë Universitatean e Craiovës, në duelin për tu kualifikuar në raundin e tretë të Conference League, pas barazimit 1-1 që morrën në sfidën e parë në Loro Boriçin e mbushur plot e përplot. Këtë herë nuk do të mund të mbështeten te e njëjta atmosferë, por skuadra gjithsesi shkon drejt kësaj përballjeje me vetëdijen se mund ti luajë me kokën lart shanset e saj, dhe Craiova, edhe pse një skuadër me buxhet disa herë më të lartë nuk është e pakalueshme.
Mbi të gjitha skuadra e Mirel Josës mund të shfrytëzojë dhe atmosferën e tensionuar që egziston në kampin kundërshtar ku barazimi me Vllazninë, dhe më pas ai me Cluj në kampionat kanë acaruar situatën. Dukë ju referuar mediave rumune, Për trajnerin Lazlo Balint ky është një shans i fundit pasi në rast mungese kualifikimi do të shkarkohet, ndërsa para pak ditësh u përjashtuan nga skuadra edhe dy lojtarë, pasi sipas mediave rumune patën një përplasje fizike me trajnerin në dhomat e zhveshjes pas sfidës së kampionatit, e vlefshme për javën e dytë të Ligës Rumune.
Në barazimin e sigluar në Shkodër, Josa fitoi taktikisht me zëvendësimet, cka mund ta shtyjë trajnerin që këtë herë ta nisë me Kainën qendërsulmues në vend të një Aralice zhgenjyes dhe Markun në mesfushë në vend të Heric, ndërkohë që kanë merituar elozhet e publikut shkodran afrimet e reja Juric dhe në veçanti Boshnjaku.



