Misioni përmbysje vështirësohet, PSG pa tifozë dhe pa Mbappe ndaj Dortmundit
Paris Saint Germain-Dortmund, sfida e kthimit për raundin e 1/8-ave të Champions League do të luhet pa praninë e tifozëve. Për të përmbysur disfatën 2-1 të ndeshjes së parë, klubi francez jo vetëm që nuk do të mbështetet te prania e tifozëve por nuk do të ketë në dispozicion as yllin e skuadrës Kylian Mbappe i cili po kalon një gjëndje gripale dhe me shumë gjasa do të mungojë të mërkurën. Koronavirusi po përhapet me shpjetësi të madhe në të gjitha shtetet e Europës dhe kjo është arsyeja kryesore që sfida mes PSG-së dhe Dortmundit do të luhet pa tifozë. Përsa i përket kampionatit francezë autoritet tashmë nuk do të lejojnë më shumë se 1000 tifozë të pranishëm në ndeshje.



