‘Mjaft më me futbollistë afrikanë’, shkarkohet drejtori i West Hamit
Drejtori Sportiv i skuadrës së Premier Leagues, Tony Henry është shkarkuar nga detyra paraditen e sotme, teksa po përballet edhe me një sërë akuzash për racizëm.
‘Mjaft më me futbollistë afrikanë, pasi janë shkaktarët kryesorë të problemeve jashtë fushe’, u thoshte Henry bashkëpunëtorëve të tij, që i rekomandonin futbollistë afrikanë në merkato.
Pikërisht kjo frazë ka nxitur reagim të fuqishëm në Angli, ndaj edhe klubi i West Hamit është distancuar menjëherë dhe ka shkarkuar përgjegjësin e merkatos.
“West Ham nuk do të tolerojë asnjë diskriminim apo sjellje me natyrë raciste në klub, ndaj distancohemi nga gjuha e Drejtorit Sportiv dhe njoftojmë shkarkimin e tij të menjëhershëm”, thuhej në komunikatën e klubit të Premier Leagues.



