Mjafton Mohamed Salah, Liverpooli +7 nga Manchester City
Liverpooli tregohet cinik në fushën e Brightonit, fiton 0-1 me gol të Mohamed Salah dhe e çon të paktën përkohësisht në 7 pikë diferencën me Manchester City-n, ndjekësin më të afërt dhe rivalin për të fortë për titullin kampion.,
Një transfertë aspak e lehtë për “The Reds”, që shfrytëzuan në maksimum një episod në favor të tyre në minutën e 50-të.
Sulmuesi egjiptian, pasi iu shmang një mbrojtësi tentoi të godiste portën, por ndërhyja nga pas e kundërshtarit u vlerësua e parregullt nga kryesori, që bëri me shenjë nga pika e bardhë. “Faraoni” nuk mund ta shpërdoronte këtë mundësi, duke shënuar golin e vetëm të takimit që i dha tri pikë shumë të vlefshme Liverpoolit.
Këtë takim Xherdan Shaqiri e nisi titullar dhe u zëvendësua nga James Milner në minutën e 72-të. Me këtë fitore, “The Reds” shkojnë në kuotën e 57 pikëve, 7 më shumë se Manchester City i vendit të dytë, por që ka një ndeshje më pak.
Zhgënjeu Arsenali, që u mposht 1-0 në fushën e West Hamit me gol të Rice.
Rezultatet:
West Ham – Arsenal 1-0
Crystal Palace – Watford 1-2
Leicester City – Southampton 1-2
Cardiff City – Huddersfield Town 0-0
Burnley – Fulham 2-1
Brighton & Hove Albion – Liverpool 0-1



