MLS vendos një rekord të ri transferimi
Goditjet e mëdha të merkatos bëhen jo vetëm në Europë, por edhe në Major League Soccer. Deri më sot rekordin e mban transferimi i Michael Bradley në 2013-ën, nga Roma te Toronto për 10 milionë euro, por tashmë Atlanta United ka vendosur ta thyej atë.
Klubi amerikan ka afruar talentin argjentinas Ezequiel Barco, i cili është shumë premtues dhe për shërbimet e tij ka paguar Indipendenten plot 12 milionë Euro, çka përbën edhe një rekord të ri për kampionatin amerikan të futbollit.



