MNM nuk mjafton, Icardi nderon PSG-në në frymën e fundit!
Fitore në frymën e fundit për PSG ndaj Lyon me skuadrën e Pochettinos që kishte nevojë për hyrjen e Mauro Icardit nga stoli për të marrë maksimumin e pikëve edhe në javën e 6-të të Ligue 1. Edhe pse kishte në fushë treshen Messi-Neymar-Mbappe që nga fillimi, Psg e kishte të vështirë të gjente golin me Messin që u ndal edhe nga traversa. Në fillimin e pjesës së dytë Lyon zhbllokoi shifrat me golin e brazilianit Lucas Paqueta, por në gjysmën e pjesës së dytë parizienët barazuan shifrat me një penallti të kthyer në gol nga Neymar Jr. Në të 76-ën Messi i la vendin Hakimit, ndërkohë që në 10 minutat e fundit u hodh në fushë edhe Icardi i cili ndryshoi fatet e ndeshjes duke realizuar me kokë në minutën e 93 golin e fitores për Psg-në, që ruajti kreun në Ligue 1 me 18 pikë në 6 ndeshje.



