Kategoria Superiore

Moçka: Te Tirana s’mu dha mundësia, maksimumin që Flamurtari të mbijetojë

Portieri i Flamurtarit, Shpëtim Moçka, e meritoi etiketimin hero në sfidën me Partizanin, pasi me pritjet e tij evitoi gola të sigurt. Në lidhjen me emisionin “Gol pas Goli”, “gardiani” deklaroi:
“Kemi zhvilluar tri ndeshje me profesor Birçen kemi marrë dy pikë. Edhe ndaj Kukësit luajtëm mirë dhe meritonim më shumë. Ekipi ka më shumë dëshirë, luan në grup, prandaj kanë ardhur këto rezultate. Vitin e kaluar isha pjesa e Tiranës dhe nuk ma dhanë mundësinë. Unë jam këtu për të treguar kush është Shpëtim Moçka dhe të jap më të mirën për Flamurtari që ekipi të shpëtojë. Është keq ta shikosh Flamurtarin në vendin e fundit. \

Unë kam besim se do të dalim nga kjo situatë e vështirë dhe ta çojmë Flamurtarin aty ku e meriton. Ne jemi futbollistë, mendojmë vetëm për të luajtur, për gjërat e tjera nuk na takon të flasim.”
Eksodi i mundshëm: Nuk më takon mua të vendos, secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Mua më takon t’iu flas çunave të rinj, që të rriten dhe të japin maksimumin.
Elozhet për Shpëtim Gjikën: Shpëtim Gjika ngelet ne zemrat e të gjithë tifozëve vlonjat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency