Spanjë

Modric i “rrëmben” punën Ancelottit, kroati leksione shokëve në fushë

Në sfidën e fundit të kampionatit në transfertë ndaj Celta Vigo, Real Madrid iu desh të zbriste në fushë pa trajnerin Carlo Ancelotti, i cili rezultoi i infektuar nga koronavirusi. Vendin e tij e mori djali Davide dhe përgatitësi i portierëve, Lluis Lopis. Por, dyshja ishte në krye derisa Luka Modric u rikthye në stol pas zëvendësimit, me kroatin që e vazhdoi “lojën” në një tjetër mënyrë.

Mesfushori, duke përfituar edhe nga eksperienca e madhe nisi në mënyrë natyrale të jepte udhëzime për shokët e skuadrës madje nuk kurseu as kritikat për ta.

Pas një problem të Varane prej dëmtimit, Modric i bëri thirrje Nachos të përgatitej shpejt për t’u futur në fushë, ndërsa nga ana tjetër i kërkoi brazilianit të ulej në fushë për të ndërprerë lojën. Një strateg i vërtetë kroati, i cili mesa duket e ka gati profesionin e ri pasi të “varë këpucët në gozhdë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency