Spanjë

Modric, një legjendë që nuk “shteron” kurrë

Kur më 3 dhjetor 2018, Luka Modric fitoi “Topin e Artë” duke lënë pas Cristiano Ronaldo-n dhe Antoine Griezmann, shumë menduan se kroati kishte arritur pikën më të lartë të karrierës së tij.

Në shtator të atij viti, ai kishte mbushur 33 vjeç dhe arriti në krye të çmimeve individuale, pasi fitoi Champions me Real Madrid dhe udhëhoqi Kroacinë drejt finales në Rusi 2018.

Kanë kaluar katër vite nga ai vit dhe Luka Modric, sot është 36 vjeç, jo vetëm që nuk e ka ulur performancën e tij, por me paraqitje si ajo e së shtunës në Balaidos ka konfirmuar një “trend” të përjetshëm rritës.

Ancelotti e rrethoi me freskinë e emrave si Valverde, Camavinga, Tchouameni, dhe ’10’ madrilen mundi t’i përkushtohej asaj që di të bëjë më mirë se kushdo, duke krijuar situata sulmuese dhe duke bërë që mungesat e Casemiro, i transferuar së fundmi në te Manchester United, apo e Toni Kroos, i cili nuk ishte i gatshëm, të mos ndiheshin fare.

Performanca e tij e çoi Real-in drejt një suksesi në Vigo falë talentit të tij. Kroati shënoi një gol personal në minutën e 41-të, një finalizim klasi “alla” Modric, ndërsa në pjesën e dytë “asfaltoi” rrugën e golit për Vinicius.

Ancelotti krijoi “habitatin” e duhur për Luka-n, me Valverde, Camavinga, Tchouameni dhe Modric tregoi  virtytet e tij më të mira, ato që e mbajnë edhe sot si një nga mesfushorët më të mirë në planet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency