Kategoria Superiore

Moggi ‘qan’sulmuesin: Jemi jashtë garës për titullin

Luciano Moggi ka pranuar momentin e vështirë, të cilin po kalon skuadra e Partizanit, teksa edhe ai është i mendimit se të kuqtë tani janë jashtë garës për titullin kampion.

“Jemi shumë larg pritshmërive tona dhe kemi 11 pikë më pak se Skënderbeu, pas vetëm 8 javëve të para të kampionatit. Duhet të pranojmë se titulli kampion nuk është më një objektiv i yni, ndaj duhet të synojmë një nga 3 vendet e para, për të arritur Europën”, tha ai.

Moggi theksoi se mungesa e një sulmuesi, veçanërisht dëmtimi i Çanit i ka prishur shumë punë Partizanit, që ka vuajtur shënimin e golave në këtë fillim sezoni.

“Është e qartë që na mungon shumë një sulmues. Çani vijon të jetë i dëmtuar, por do ta presim edhe 3 javë dhe nëse nuk rikthehet, do të prishim marrëveshjen. Në janar do të futemi në merkato dhe kemi filluar të studiojmë emrat e duhur, por është e rëndësishme që deri atëherë, të marrim sa më shumë pikë”, tha Moggi.

Këshilltari i presidentit Demi u mundua të shfajësojë Iulianon, por paralajmëroi se nuk do ta tolerojë pafundësisht.

“Në një situatë të tillë, me kaq mungesa, është e vështirë edhe për trajnerin, që të bëjë si duhet punën e tij. Mendoj se ai ka bërë mirë, por nëse situata nuk ndryshon edhe një 1,2 apo 3 ndeshje, atëherë duhet parë edhe pozicioni i Iulianos”, u shpreh Luciano Moggi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency