Mohamed Salah, “Faraoni” i golit te Liverpooli
Klubi anglez i Liverpoolit ka gjetur “Faraonin” e golit te sulmuesi egjiptian Mohamed Salah, i cili jep atë shpresë që “The Reds” e kishin humbur prej disa vitesh. Lojtari i fundit që emetonte po këtë energji shprese në “Anfield” ka qenë pikërisht sulmuesi që sot mban veshur fanellën e Barcelonës, Luis Suarez. Nuk ka më dyshime, madje nuk tingëllon aspak çuditshëm që 25-vjeçari Salah tashmë operon në të njëjtat nivele me uruguajanin. Nëse Salah do të arrijë të shënojë këtë fundjavë, ai do të barazojë rekordin e Suarez në sezonin e tij të fundit dhe të jashtëzakonshëm me Liverpoolin, ku në 37 ndeshje shënoi plot 31 herë. 25-vjeçari egjiptian e ka arritur këtë standard të lartë madje edhe në një hark kohor më të shkurtër, pasi numëron plot 30 gola në 31 ndeshje. Gjithsesi, duhet kujtuar se Salah është aktivizuar që në fillimin e sezonit, ndërkohë që Suarez e nisi atë me 5 ndeshje me pak pas atij dënimi për kafshimin që i pati bërë Branislav Ivanovicit. Këtë sezon Salah ka shënuar 3 gola në pesë takimet e para të Premir Leagues. Nëse shënon edhe këtë fundjavë jo vetëm që barazon rekordin e Suarez për do të tentojë ta thyejë atë, duke shpresuar të arrijë rekorde të reja me klubin anglez.



