Futboll

Mohamed Salah, futbollisti më i mirë afrikan i Vitit 2017 (foto)

Sulmuesit egjiptian të Liverpoolit, Mohamed Salah, iu dorëzua çmimi i futbollistit afrikan të Vitit 2017 në një ceremoni të zhvilluar në Accra të Ganës. Ish-futbollisti i Romës, i transferuar te klubi anglez gjatë merkatos së verës për rreth 50 milionë euro, mposhti konkurrencën e shokut të tij të skuadrës, senegalezit Mane, dhe gabonezit Aubameyang, që luan për Borussian e Dortmundit. Vetëm gjatë sezonit aktual 26-vjeçari ka arritur të shënojë 17 gola në vetëm 21 ndeshje të Premier League-s.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency